Në kërkim prej gati një viti, arrestohet i riu në Tiranë! Qëlloi me armë drejt dy vëllezëve pas një sherri

27 Mars, 13:04 | Përditesimi: 27 Mars, 13:04

Policia e Tiranës ka arrestuar një 23-vjeçar i cili ishte shpallur në kërkim prej vitit të shkuar.

Sipas njoftimit të policisë i riu dyshohet se në qershor të 2025-ës së bashku me të vëllanë ende në kërkim kanë goditur me qytën e pistoletës, dy persona të tjerë si dhe kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të tyre.

Fatmirësisht si pasojë e të shtënave nuk pati të plagosur

I.M/Shqiptarja.com