Në Kukës mbështetësit e Berishës përgatiten për referendumin! Koordinatori i degës: Pjesa tjetër po sillet si në 'Koncert në vitin 1936'

17 Dhjetor 2021, 16:25 | Përditesimi: 17 Dhjetor 2021, 16:25

Komisioni i zhvillimit të referendumit në PD-Kukës po bënë të gjitha përgatitjet për zhvillimin e ratifikimit të vendimit nr. 6 për shkarkimin e kryetarit të PD-së Lulëzim Basha. Ndërkohë kanë mbërritur materialet me siglën dhe vulën e miratuar në Kuvendin e 11 dhjetorit. Koordinatori i PD-ës në Kukës, Fasli Gërmizi tha se të gjitha përgatitjet po bëhen në kohë rekord pa asnjë problem.

r.k./Shqiptarja.com