Në kundërshtim me masat anti-COVID, a do ndalohen Kuvendet e Bashës dhe Berishës? Ministri i Brendshëm: Kuvendet e partive politike s'ndalohen më që prej 1990

9 Dhjetor 2021, 10:13

Masat anti-COVID që janë në fuqi nuk lejojnë grumbullimin e më shumë se 50 personave, por megjithatë kjo nuk do të pengojë zhvillimin e dy Kuvendeve të thirrur nga Sali Berisha dhe Lulzim Basha. I pyetur nëse policia do të marrë masa ndaj këtyre dy aktiviteteve, Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi bëri me dije se Kuvendet e partive politike nuk ndalohen më që prej 1990 dhe se ato do të zhvillohen duke respektuar masat anti-COVID.

"S’mund të ndalohen kuvendet. Kuvendet në dijeninë time do bëhen duke respektuar masat që janë në fuqi kështu që besoj se është pyetje pa vend. Ka që në 1990 që nuk ndalohen më kuvendet e partive politike", tha ai.