Në maj, deputetët shpenzuan 14.3 mln lekë nga buxheti për qira, naftë, pasaporta! Ja kush mban vendin e parë

9 Gusht 2022, 20:24

14, 259, 788 lekë (14.3 mln lekë) i kanë kushtuar buxhetit të shtetit, shpenzimet e deputetëve të Parlamentit të Shqipërisë përgjatë muajit Maj të këtij viti. Referuar shifrave të bëra transparente në faqen zyrtare të Kuvendit të Shqipërisë, mbi përfitimet e deputetëve për muajin maj 2022, këto janë shifrat e parave që kanë kaluar në llogaritë përkatëse bankare.