Në një familje, por me mendje të ndara për vaksinimin anti-COVID! Gruaja: Kisha ankth, thash ta provojë njëherë bashkëshorti i pari

29 Janar 2022, 07:55

Që nga nisja e procesit të vaksinimit antiCOVID kanë lindur disa debate të reja në familjet shqiptare, debate mes burrit dhe gruas, mes prindërve dhe fëmijëve për injektimin apo jo të dozave .

”Shih çfarë më bëri. Unë nuk do e bëj tha, shko bëje ti se e kemi klinikën afër. Shkova atje e bëra unë dhe më tha të nesërmen do shkoj ta bëj dhe unë. Pse nuk erdhe dje ti? Doja të shikoja ,çfarë do të bënte ty", ishte debati mes burrit dhe gruas