Në orët e pasdites pritet një shtim i vranësirave, njihuni me parashikimin e motit për sot

27 Mars 2022, 07:31 | Përditesimi: 27 Mars 2022, 07:31

Vendi ynë do të ndikohet nga mot me kthjellime dhe alternime vranësirash në pjesën e dytë të ditës.

Sipas MeteoAlb pjesa e parë e ditës do të jetë në dominimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave të cilat mbeten më të dukshme në zonat malore. Por në pjesën e dytë të ditës parashikohet që gradualisht vranësirat të shtohen në të gjithë territorin Shqiptar.

r.k./Shqiptarja.com