Në PD të ndarë për rrugën e bashkimit, debati në Report Tv! Baçi: S'e njohin Berishën kryetar e kërkojnë unifikim, hipokrizi! Gështenja: Primaret pengojnë

11 Tetor 2022, 14:33

Edhe rruga e bashkimit për zgjedhjet vendore 2023 duket se do të jetë e vështirë për PD. Në intervistë për Report Tv, Baçi e cilësoi hipokrizi lëvizjen e grupit të Alibeajt për ribashkim ndërsa i kritikoi që nuk e njohin Berishën për kryetar. Ndërsa Gështenja u shpreh se nuk janë kundër primareve, por i cilësoi si pengesë.