Në pritje të Melonit, Rama mbërrin në Gjadër

5 Qershor 2024, 12:00 | Përditesimi: 5 Qershor 2024, 12:00

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Gjadër, ku do të presë edhe kryeministren italiane Giorgia Meloni për të inspektuar punimet për kampin e emigrantëve që do ngrihet pas marrëveshjes mes dy vendeve.

Meloni është nisur nga Rinasi me helikopter për në Gjadër, ndërsa më pas dy homologët do inspektojnë edhe qendrën pritëse në Shëngjin ku do mbajnë konferencën për shtyp.

S.Ç/Shqiptarja.com