Në protestë iu bashkuan edhe deputetët kritikë, Berisha: Zgjedhja e duhur, por nuk i injoroj problemet e brendshme

8 Korrik 2022, 12:58

Një ditë pas protestës, Sali Berisha ka komentuar faktin që iu bashuan edhe deputetët kritikë. Berisha tha se se kanë bërë zgjehdjen e duhur dhe se janë të mirëpritur në Partinë Demokratike. Por, ai tha se nuk i injoron problemet e brendshme.

“Kanë përmbushur një detyrim moral dhe ligjor. Janë deputetë të PD dhe janë gjetur me zgjedhësve mbështetësve aty ku duhet të ishin. Unë i përgëzoj. E kam deklaruar që protesta i mirëpret, i kemi ftuar. Janë deputetë të PD-së, nuk injoroj problemet që ekzistojnë, ata që vijnë në PD e parë dinë të marrin vendimet e duhura”, tha Berisha.