Në qeli Saimir Tahiri, Apeli i GJKKO dënon ish-ministrin e Brendshëm me 5 vite burg! Do të vuajë 3 vite e 4 muaj prej gjykimit të shkurtuar, shoqërohet për te '313-a'! Të gjitha argumentet e Gjykatës

4 Shkurt 2022, 21:17 | Përditesimi: 4 Shkurt 2022, 21:17

Saimir Tahiri përfundon në burg. Ish-ministri i Brendshëm erdhi në sallën e gjyqit të Apelit të GJKKO në këmbë si në dhjetëra seancat e kaluara por këtë herë nuk u kthye me makinën e tij në shtëpi por shoqërohet për në burgun ‘313’ në Tiranë. Pas një seance maratonë ditën e sotme, të nisur prej orës 09:00 të mëngjesit, Gjykata e dënoi Tahirin me 5 vite burg për 'Shpërdorim të detyrës', por për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi ulet në 3.4 vite burgim. 

    AV/Shqiptarja.com