Në Shkodër është bojkotuar zhvillimi i mësimit pasi pjesa më e madhe e pedagogëve kanë bojkotuar mësimin. Rektorja e Universitetit, Suzana Golemi, bëri më dijë se ato mbështesin kërkesat e pedagogëve, por bëri thirrje që protestën ta lënë për një ditë tjetër bojkotin.
‘950 studentë të rinj të regjistruar në sistemin bachelor. Të gjitha degët e hapura. Në total janë rreth 5000 studentë. Trendi i regjistrimeve njësoj si vitin e kaluar. Jam në mbrojtje të kërkesave të pedagogëve, shpresoj që të arrijmë aty ku duhet me qeverinë. Të lëmë një ditë tjetër bojkotin. Nuk do të ketë asnjë masë ndaj pedagogëve në protestë, i mbështesim.’- u shpreh rektorja Suzana Golemi.
Peter Saraçi, kryetar i sindikatës së pedagogëve në Shkodër, u shpreh se pjesa më e madhe e pedagogëve janë në protestë dhe nuk po zhvillohet mësim.
‘Do vijojmë bojkotin gjatë gjithë orëve të mësimit. Protesta nuk është kundër kryeministrit apo rektores. 3 pika nuk janë realizuar ende. Protesta mbështetet nga studentët. Ftoj rektoren të na thërrasë në takime, jemi treguar realist në pikat tona.’- u shpreh Saraçi.