Në Vlorë për të festuar Ditën e Pavarësisë, vajzat dhe gratë e Kosovë ‘rrethojnë’ Ramën dhe kërkojnë fotografi

28 Nëntor 2021, 13:42

Shqiptarë nga trevat e Shqipërisë, kryesisht nga Kosova kanë qenë të pranishëm mëngjesin e sotëm në Vlorë, ku u mbajt edhe ceremonia e ngritjes së flamurit.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video, ku duket i rrethuar nga vajza dhe gra të buzëqeshura nga Kosova të cilat kërkojnë të bëjnë një fotografi me të.