Negociatat me BE ‘ndryshojnë’ Kodin Penal, futet korrupsioni i zyrtarëve evropianë! Më të ashpra dënimet për terrorizmin, drogën e krimet seksuale

26 Tetor, 15:54 | Përditesimi: 26 Tetor, 15:54

Pritet të rriten dënimet për terrorizmin, trafikun e drogës dhe krimet seksuale. Qeveria ka kaluar për konsultim publik ndryshime në Kodin Penal që ashpërsojnë ndëshkimet për vepra të rënda penale dhe përafron ligjet shqiptare me ato të Bashkimit Evropian. Ndër kryesoret janë për terrorizmin, trafikun e drogës dhe pastrimin e parave, ndërsa shtohen nene që kanë të bëjnë me korrupsionin e zyrtarëve të lartë të Bashkimit Evropian, që evetualisht do të hynin në fuqi me anëtarësimin e Shqipërisë.

    E.H/Shqiptarja.com