Kryeministri Edi Rama ka treguar se deri ku qëndrojnë negociatat me opozitën për presidentin e ri.
"Nuk a probleme afatesh, po ndërtohet procesi, do presim deri në momentin kur do të fillojmë procesin kur do të kemi emrat, nëse ata nuk do të sjellin asnjë kontribut, nuk ka ndonjë dramë të madhe, s'është hera e parë. madje e kundërta. Ne kur ishim opozitë që s'kishim vota dhe e dinim që gjasat do të ishte që do të ishte një partizan i PD, ne dhamë kontributin tonë, opozita është në Parlament për të dhënë kontributin e vet që të bindi pjesën tjetër", tha Rama.