Nën hetim penal pasi protestoi kundër projektit në Sheshin e Flamurit, flet Ornold Abazaj: Të bëjnë transparencë se çfarë po ndodh

4 Prill 2022, 12:43 | Përditesimi: 4 Prill 2022, 12:43

Ornold Abazaj, një nga 4 protestuesit e vënë në hetim penal, pasi protestoi një ditë më parë kundër projektit për Sheshin e Flamurit në Vlorë, tha se do të vijojë që të protestojë, ndërsa procedimin e sheh si shenjë frikësimi për të shuar protestën. Ai ka theksuar se i është bashkuar pas thirrjes në rrjete sociale, thirrje që e ka bërë edhe vetë. Në datë 7 prill tha se do të jetë sërish në protestë.

 

r.k./Shqiptarja.com