Nën hetim pronari 87-vjeçar i pitbullit që kafshoi 4-vjeçaren në Vlorë: E mbaja të lidhur, por këputi zinxhirin! Qentë shqetësim, 3-5 raste në javë me kafshime

8 Prill, 12:22 | Përditesimi: 8 Prill, 12:22

Një i moshuar është pronari i qenit pitbull që një ditë më parë kafshoi në kokë një vajzë 4-vjecare teksa shëtiste me gjyshërit në Lungomaren e Vlorës. Para hetuesve, 87-vjeçari deklaroi se qenin e mbante të lidhur në banesë, por së fundi kishte këputur zinxhirin dhe ishte larguar. Qytetarët vlonjatë shprehen të shqetësuar për sigurinë e tyre.

I.M/Shqiptarja.com