Nën kërcënimin e një pistolete imituese u vodhën paratë 2 personave në sheshin ‘Skënderbej’, arrestohet 17 vjeçari, në kërkim shoku i tij

10 Dhjetor 2023, 09:51

Një 17 vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pasi rreth orës 03:20 të mëngjesit të sotëm, në bashkëpunim me një moshatar të tij, nën kërcënimin e një pistolete imituese në sheshin “Skënderbej” i ka vjedhur një shumë parash 2 personave.