‘Nëna doli nga banesa, por u kthye të shpëtonte djalin nga flakët’, flet fqinja në Astir: Ai nuk dilte, se kishte frikë nga policia! Pastaj e mbuloi flaka dhe tymi

16 Tetor 2021, 10:42

Një dëshmi rrëqethëse ka ardhur nga fqinja e Hava Osmënajt dhe Klajdi Osmënajt, e cila banonte ngjitur me apartamentin e tyre që u përfshi nga flakët në Astir. Ajo ka treguar se e ëma e tij, ka dalë nga banesa, pasi djali i ka vënë zjarrin shtëpisë, por është kthyer që të marrë të birin. Ai nuk ka pranuar pasi kishte frikë nga polica. Pasi është futur sërish në banesë, flakët kanë përpirë brenda pak minutash gjithçka, dhe ajo është hedhur nga dritarja, për të shpëtuar. Por ka ndërruar jetë në spital.