Nëna e 3 fëmijëve në Durrës flet për Report Tv: Nuk i kam braktisur, është kurth nga ish-vjehrra! Isha në punë, babai sjell vetëm 18 mijë lekë në muaj

12 Janar, 11:10 | Përditesimi: 12 Janar, 11:10

Nëna e 3 fëmijëve në Durrës, e cila u denoncua nga ish-vjehrra se ka braktisur 3 fëmijët, në një prononcim për Report Tv thotë se gjithçka është një kurth. E reja akuzoi ish-vjehrrën se është futur brenda në banesë dhe ka shkaktuar atë gjendje që u publikua në media, me plehra dhe rroba në çdo kënd. Nëna e 3 fëmijëve tha për gazetarin Aldo Mustafa se nuk është e vërtetë që i ka braktisur 3 fëmijët, pasi ajo punon për të siguruar të ardhura. Babai që është në Itali, dërgon vetëm 18 mijë lekë, thotë ajo, duke theksuar se nuk janë mjaftueshëm. Ndërkohë, sa i takon mungesës në shkollë, nëna thotë se ka dërguar raport për fëmijët.

 

I.M/Shqiptarja.com