Fshatrat e Finiqit po përballen me prej disa ditësh me zjarre të përmasave të mëdha, që kanë shkaktuar dëme në banesa e toka.
Flakët po kalojnë nga njëri mal në tjetrin, e për shkak të terrenit të vështirë malor, është ndërhyrë (edhe aktualisht) disa herë nga ajri përmes avionëve dhe helikopterëve.
Nënprefekti i Vlorës, Kristaq Kiço, në një prononcim për Report Tv, thotë se zjarri në Finiq është katastrofik dhe shumë e vështirë për t’u menaxhuar.















