Nënshkruhet memorandum mirëkuptimi mes Universitetit të Miçiganit dhe Universitetit Bujqësor në Kamëz, Rama: Miqësi që lindi nga strehimi i pedagogëve afganë

5 Dhjetor 2021, 21:14 | Përditesimi: 5 Dhjetor 2021, 21:14

Një marrëveshje mirëkuptimi, që i hap rrugën bashkëpunimit, është nënshkruar sot mes Universitetit Shtetëror të Miçiganit dhe atij Bujqësor në Kamëz. I pranishëm në Miçigan, Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga Ministrja e Arsimit Evis Kushi, tha se hapja e universiteteve shqiptare ndaj atyre ndërkombëtare, me programe e projekte të përbashkëta, do t'u mundësojnë të rinjve studime të nivelit të lartë.

KT/Shqiptarja.com