‘Nëse nuk doni të digjet salla, ktheni dritat’, Flamur Noka nuk tërhiqet : Do t’i vijë radha nëse nuk respektojnë Kushtetutën

19 Tetor 2023, 22:00

Uzurpimi i sallës së parlamentit nga opozita bëri që seanca të shtyhej ende pa filluar, ndërsa deputetët e PD vijuan qëndresën, ndonëse administrata e Kuvendit uli automatin duke fikur dritat. Në një video live në facebook, dëgjohet Flamur Noka i cili kërcënon duke thënë “Nëse nuk doni të digjet salla, ktheni dritat”. I pyetur në emisionin “Frontline” në Report Tv mbi këtë deklaratë ai nuk u tërhoq nga ajo që tha.