Nesër Berisha duhet të paraqitet në SPAK, nëse injoron sërish drejtësinë prokuroria mund të kërkojë ‘arrest shtëpie’

19 Nëntor 2023, 13:17

Sali Berisha rrezikon të përballet me një masë të re më të rëndë nëse refuzon paraqitjen për herë të dytë në SPAK të hënën e 20 nëntorit në orën 10.00. Ky është afati i dytë i vendosur nga gjykata për masat ndaj ish kryeministrit të akuzuar për korrupsion në dosjen e kompleksit partizani. Të hënën apeli shqyrton edhe ankimin e tij dhe Jamarbër Malltezit kundër masave të vendosura nga gjykata e posaçme.