Nesër 29 qershor dhe me datë 30 qershor do të jetë një ditë e hapur për vaksinimin masiv anti-COVID. Çdo qytetar që ka mbushur moshën mbi 18-vjeç dhe se ka dëshirë të vaksinohet mund të paraqitet për t'u vaksinuar pranë qendrave të vaksinimit, nga ora 08:00-20:00. Report Tv mëson se nga pasditja e të shtunës dhe aktualisht (paraditja e datës 28 qershor) numërohen 4,124 aplikime të reja në shërbimin elektronik “Kërkesë për vaksinim Covid-19”, në e-Albania.
Gjithashtu janë njoftuar për të kryer vaksinën edhe rreth 19,200 qytetarë mbi 18 vjeç, që kishin aplikuar në e-Albania, por ishin të pa lajmëruar deri tani, për shkak se nuk përmbushnin kushtin e moshës, sipas fashave të përcaktuara nga komiteti teknik i ekspertëve, si kategori prioritare për t’u vaksinuar.