Nesër dy vite nga tërmeti i 26 nëntorit, Rama në Thumanë: Pas dy-tre ditësh nis shpërndarja e apartamenteve, brenda Krishtlindjeve shtëpitë individuale

25 Nëntor 2021, 15:47 | Përditesimi i fundit: 2021-11-25 19:17:29

Pas dy tre ditësh do të fillojë shpërndarja e apartamenteve të rindërtuara në Thumanë. Kështu ka bërë me dije kryeministri Edi Rama gjatë vizitës në Thumanë ku theksoi se synohet që për Krishtlindje do të shpërndahen edhe banesat individuale.

"Në dy tre ditët në vijim njerëzit do fillojë të hyjnë në apartamente dhe më pas në shtëpitë individuale me ambicien që në prag të krishtlindjeve të kthehemi për një festë të madhe dhe të ndezim edhe pemën e ullirit dhe begatisë që do të vendoset mu në majë, që do kthehet në një simbol të kësaj lagjeje.