Nesër Konferenca e parë Ndërqeveritare Shqipëri-BE, Rama në Bruksel kryeson delegacionin prej 25 anëtarësh!

18 Korrik 2022, 21:15

Delegacioni i Shqipërisë në Konferencën e parë Ndërqeveritare Shqipëri-BE do të përbehet nga 25 figura të qeverisë e të administratës që janë kyç në procesin e integrimit. Delegacioni do të kryesohet nga Kryeministri Edi Rama, dhe përbëhet nga figura kryesore shefja e diplomacisë Xhaçka, kryenegociatori Zef Mazi, zv.min. e drejtorët që merren me çështjen e negociatave. Është parashikuar që takimi të zgjasë 90 minuta dhe më pas do të ketë edhe një konferencë për shtyp.

    No videos found.