Nesër Kuvendi Kombëtar i PD, zëdhënësja e Rithemelimit jep detaje: Do të ketë kontributorë të PD, por dhe prurje të reja

29 Prill 2022, 15:24 | Përditesimi: 29 Prill 2022, 15:24

Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratite, i organizuar nga ish-kryeministri Sali Berisha do të mblidhet nesër në orën 10:00 në Pallatin e Kongreseve.

Zëdhënësja e Komisionit të Rithemelimit, Floriana Garo tha se do të ketë shumë diskutantë, përfshirë kontributorë të PD, themelues, por edhe prurje të reja. Garo tha gjithashtu se verifikimi i delegatëve do të bëhet në mënyrë elektronike si në atë të 11 Dhjetorit.

r.k./Shqiptarja.com