Nesër ngrihet Komisioni i posaçëm antikorrupsion: 11 anëtarë, 6 PS dhe 5 opozita! Zgjat 10 muaj me pjesëmarrjen dhe të qeverisë! Pritet ta drejtojë Xhafaj

29 Maj, 21:01

Komisioni i Posaçëm anti-korrupsion që pritet të votohet nesër në parlament do të ketë 11 anëtarë. Kryetar pritet të jetë Fatmir Xhafaj ndërsa në projekt-vendimin e publikuar një ditë para seancës plenare thuhet se do të përfshihet edhe ekspertiza ndërkombëtare. Por opozita shpalli bojkotin duke thënë se është farsë e Edi Ramës.