Nesër nis viti i ri shkollor, nxënësit e klasave të para do bëjnë Informatikë! Për herë të parë, nis gjimnaz për fëmijët që nuk dëgjojnë

11 Shtator 2022, 10:36

Ditën e nesërme nis sezoni i ri shkollor që këtë vit do të vijë me disa risi. Fëmijët e klasave të para, që do të ulen për herë të parë në bankat e shkollës do të mbajnë në duar abetaren e re të unifikuar me Kosovën. Por jo vetëm kaq, nxënësit e klasave të para do të nisin lëndën e Teknologjisë, Informacionit dhe Komunikimit.