Nesër Samiti i Procesit të Berlinit, mbi 2000 efektivë ‘fortifikojnë’ Tiranën! Rrugët që do të bllokohen nga sot

15 Tetor 2023, 11:47

Mbi 2 mijë efektivë do blindojnë Tiranën për sigurinë e Samitit të procesit të Berlinit më 16 tetor në Tiranë. Disa rrugë bllokohen prej sot, ndërsa policia publikoi hartën e bllokimeve që nga Rinasi e në brendësi të qytetit të ditës së hënë.