Nesër vendimi për Emiljano Shullazin dhe grupin e tij, drejtësia e re para një prove të fortë, SHBA-BE po monitorojnë

2 Dhjetor 2021, 21:28

Drejtësia e re do të vendosë nesër për fatin e një prej dosjeve më të ‘nxehta’ të viteve të fundit. Pas 83 seancash gjyqësore të zhvilluara në dy vite, nesër në 3 dhjetor 2021, Gjykata e Posaçme e Apelit do të dalë me një vendim për dënimin ose jo të Emiljano Shullazit dhe grupit të tij, Gilmando Dani, Endrit Qyqja, Endrit Zela dhe Blerim Shullazit.