Nesturi në Report Tv: Berisha e di që s’është më i forti! Takimi me Metën, që SHBA të kuptojë qëndrimin e partisë së re! PD-ja po shkon drejt ndarjes

25 Shtator 2022, 15:55

TIRANË- Nga “guvernatore” në “ambasadore”, ky ndryshim në retorikën e ndryshuar të Sali Berishës për analistin Plator Nesturi, është një tregues shumë i qartë se si ish-kryeministri ka rritur të marrë mesazhin që “nuk është më i forti”. I ftuar në studion e Report Tv, Nesturi tha se Berisha ka hequr dorë nga protesta pasi e ka kuptuar se nuk po i funksionon si lëvizje, dhe po tenton që të shtyjë njerëzit drejt grevave.