Nga çarçafët e ‘lyer’ në gjak, te kasaforta e ‘shqyer’, shtëpia e biznesmenit një rrëmujë pas grabitjes nga 10 personat me maska

24 Tetor 2021, 12:07

10 grabitësit të cilët hynë në shtëpinë e biznesmenit me qellim për të grabitur, siç shihet nga pamjet e siguruara nga Report Tv kanë shkaktuar një rrëmujë të madhe në shtëpi ndërsa kanë arritur të hapin kasafortën duke marrë të gjitha lekët kesh si dhe sendet me vlerë.

Rroba, libra dhe sende të ndryshme shihen të hedhur mbi krevat. Duket se ata kanë kërkuar në çdo cep të shtëpisë, ndërkohë që krevati në të cilën është torturuar biznesmeni është i larë në gjak.