Pas arrestimit autorit të dyshuar Shazi Ahmetaj dhe bashkëpunëtorit të tij Mateo Kiptiu, Report Tv ka zbardhur pistat e hetimit ku po hetohet vrasja e Altin Alikajt në Vlorë.
Burime kanë konfirmuar se viktima dhe autori kishin njohje me njëri-tjetrin. Një nga pistat ku po hetohet është ajo e lëndëve narkotike pasi viktima njihej si përdorues i drogës dhe autori është më precedent në fushën e narkotikëve. Kështu që pistë hetimi mbetet ajo e prishjes së pazareve të drogës.














