Nga pagesat e Poliçanit te traktati i bashkëpunimit me Ukrainën, Çuçi mbledh grupin PS! Diskutohen projektligjet

3 Qershor 2024, 11:54 | Përditesimi: 3 Qershor 2024, 11:55

Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste është mbledhur sot për të diskutuar axhendën e javës së re në Kuvend. Kryetari Bledi Çuçi njohu deputetët me çështjet që pritet të diskutohen nëpër komisione dhe të shkojnë më pas në seancën e datës 6 qershor. 

Mes projektligjeve që parashikohet të kalojnë në seancë janë ai “Për financimin e detyrimit të prapambetur të pagesës së punonjësve dhe ish-punonjësve të Kombinatit Mekanik Poliçan”; projektligj “Për ratifikimin e traktatit të miqësisë dhe bashkëpunimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Ukrainës”; projektligji “Për gjendjen civile”; shqyrtim i draft Rezolutës për Veprimtarinë e Entit Rregullator të Ujit për vitin 2023 etj. 

Në vijim pati diskutime

S.Ç/Shqiptarja.com