Nga sonte priten reshje të dendura shiu, ministri Vengu inspektim në hidrocentralin e Vaut të Dejës, mbledh emergjencat në Shkodër

17 Nëntor, 17:20 | Përditesimi: 17 Nëntor, 17:20

Nga mbrëmja e sotme pjesa më e madhe e vendit pritet të përfshihet nga reshje të dendura shiu. Për të marrë masa për shmangien e përmbytjeve, ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu zhvilloi një inspektim në hidrocentralin e Vaut të Dejës së bashku me kryetarin e Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, dhe drejtorin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako, nga hidrocentrali i Vaut të Dejës.

I.M/Shqiptarja.com