Ngjarje e rëndë në Borsh të Himarës, burrë e grua humbin jetën nga asfiksia! Iu mori flakë shtëpia nga rezistenca elektrike me të cilën po ngroheshin

19 Shkurt 2022, 10:50 | Përditesimi: 19 Shkurt 2022, 15:02

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Borsh të Himarës, ku një çift bashkëshortësh ka ndërruar jetë si pasojë e asfiksisë, pasi banesa iu përfshi nga flakët. Mësohet se viktima kanë mbetur të moshuarit Rrapo Çika 83 vjeç dhe Savoja Çika 71 vjeçe, ndërsa ngjarja është regjistruar rreth orës 09:45

KT/Shqiptarja.com