Ngjarjet në Bularat, i ftuar ish-Ministri i Jashtëm Paskal Milo

13 Nëntor 2018, 14:53

TIRANË- Ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo, i ftuar në emisionin ‘5 pyetjet nga Babaramo”, ka folur mbi ngjarjen e Bularatit, ku një ekstremist grek u vra pas një shkëmbimi zjarri me forcat RENEA.

Milo në fjalën e tij, u shpreh se kjo ngjarje mund të ishte shmangur me disa persona që mund të kishin negociuar me 35-vjeçarin Kaçifas.

Është një hipotezë. Nëse djali mund të kishte dy këshilltarë që të kishin negociuar besoj se po. Megjithatë unë nuk jam ekspert. Por sërish besoj se nëse forcat tona të provokuara të mund ta mbanin rrethimin për një kohë më të gjatë, Kaçifas mund të mos ishte vrarë.

Paskal Milo, ish-ministër i Jashtëm

Më tej,  ish-ministrit Milo nuk nguroi që të akuzonte opozitën greke dhe sidomos partinë “Agimi i Artë” se kishin përfituar nga situata për të përfituar disa vota më shumë në zgjedhjet e ardhshme në Greqi.

Më 8 nëntor, në fshatin Bularat të Gjirokastrës, iu dha lamtumira e fundit ekstremistit grek, Konstandinos Kacifas, i cili u vra nga forcat RENEA pas një shkëmbimi zjarresh më 28 tetor. 35-vjeçari u përcoll drejt banesës së fundit  i veshur me rroba ushtarake, ndërsa kortezhi mortor u parapri nga një flamur gjigand i vendosur në qendër të fshatit dhe u shoqërua me thirrje: "Kaçifas, je i pavdekshëm"!