Ngrin që ditën e parë të hapjes Rruga e Arbrit, policia: Shoferët të jenë të kujdesshëm, të pajisen me goma dimri

29 Nëntor 2021, 12:45 | Përditesimi: 29 Nëntor 2021, 12:45

Sot është hapur provizorisht rruga e Arbrit, ndërkohë që shoferët janë gjendur të papërgatitur pasi nuk janë të pajisur me goma dimri, por janë me goma vere. Me rënien e temperaturave, kanë nisur edhe reshjet e para të dëborës, të cilat kanë krijuar vështirësi në qarkullim, pasi rruga ka ngrirë. Policia u bën apel drejtuesve të mjeteve të pajisen me goma dimri dhe të tregohen të kujdesshëm.

KT/Shqiptarja.com