Ngriti dronin në Beograd, Ballist Morina ndjek fitoren e kombëtares në Prizren: Ky është kryeqyteti i shqiptarisë!

12 Tetor, 15:00 | Përditesimi: 12 Tetor, 15:00

Ballist Morina, simboli i “Autochthonous”, festoi në Prizren fitoren ndaj Serbisë. Ballist Morina, i njohur si “heroi” që më 14 tetor 2014 hodhi dronin me mbishkrimin “Autochthonous” në stadiumin e Beogradit, këtë herë ndeshjen Serbi–Shqipëri e ndoqi nga Prizreni. Me kapelen e UÇK-së dhe bluzën me të njëjtin mbishkrim që u bë simbol i asaj nate historike, Morina festoi fitoren e kuqezinjve në Leskovac, ku Shqipëria triumfoi ndaj Serbisë.

r.k./Shqiptarja.com