Nipi vrau xhaxhanë në Vlorë dhe më pas veten, të afërmit: Nuk kishin konflikte me njëri-tjetrin, shkonin shumë mirë

25 Tetor 2021, 19:53

Djali i hallës së 64-vjeçarit, Jorgji Koreta, tregon se nipi e ka qëlluar teksa ishin duke punuar te ullinjtë, e ndërsa sipas tij të dy shkonin shumë mirë me njëri-tjetrin.

"Ne tani e morëm vesh, nuk e dimë pse u vranë, te ullinjtë punonin nipi me xhaxhanë, nuk e dimë a kanë pasur më parë konflikte, ata kalonin mirë", tregon ai.

Një tjetër i afërm tregon se viktimat nuk kanë pasur konflikt me njëri tjetrin.

"Ishin duke mbledhur ullinj, nuk kishin konflikt fare", tregon një tjetër i afërm.