Nis konsultimi i programit të reformave ekonomike 2024-2026, Ministri Mete: Eksportuesve t’u rimbursohet me prioritet TVSH-ja

15 Dhjetor 2023, 18:38

Ministri i Financave Ervin Mete u kërkon tatimeve të mbyllin brenda këtij viti të gjitha kërkesat e bizneseve për rimbursimin e TVSH-së dhe të trajtojnë me prioritet eksportuesit. Në mbledhjen e Këshillit të Investimeve, ministri prezantoi edhe pikat kryesore të Programit të Reformave Ekonomike 2024-2026.