Nis ndërtimi i linjës 400 kV Shqipëri-Maqedoni e Veriut, do kushtojë 70 mln euro! Ambasadori i BE: Prioriteti ynë, hap 350 vende të reja pune

20 Dhjetor 2023, 13:48

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të lidhen me linjën e transmetimit 400 kilovolt, e cila ka nisur të ndërtohet dhe pritet të kushtojë 70 milionë euro. Përmes kësaj linje vendet do mund të shkëmbejnë energji elektrike midis tyre por edhe me fqinjët.