Nis ndëryrja nga ajri me helikopter në Lapardha, flakët përhapen drejt Shashicës

19 Gusht, 18:58 | Përditesimi: 19 Gusht, 18:58

Ka nisur edhe ndërhyrja nga ajri për shuarjen e zjarreve. Dy helikoptërë kanë shkuar në Lapardha, Bashkia Selenicë, ndërkohë pritet edhe ndërhyrja e një tjetër helikopteri.

Zjarri po përhapet në drejtim të Shashicës, si pasojë e erës, ndërsa janë lajmëruar edhe forcat zjarrëfikse që të jenë në gadishmëri. 

I.M/Shqiptarja.com