Nis në OKB mbledhja për llogaridhënien për krimet në Ukrainë, e organizon Shqipëria e Franca, e drejton ministrja e Jashtme: Thelbësore që të gjitha krimet të dokumentohen

27 Prill 2022, 21:25 | Përditesimi: 27 Prill 2022, 21:25

Në selinë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në New York para takimit në Këshillin e Sigurisë, ministrja e Jashtme Olta Xhaçka dha një deklaratë në lidhje me luftën në Ukrainë pas sulmit nga Rusia. Xhaçka tha se është thelbësore që të gjitha krimet e  luftës në Ukrainë të dokumentohen dhe të përdoren në gjykatë. Sipas ministres, propaganda ruse ka shtrembëruar realitetin, por ne duhet të themi të vërtetën

Sh.Sh/Shqiptarja.com