Nis procesi i verifikimit të dëmeve nga përmbytjet në Ferras dhe Mbrostar të Fierit! Autoritetet në terren, banesat dhe fermat në vlerësim

11 Janar, 15:59 | Përditesimi: 11 Janar, 16:00

Një situatë kritike paraqitet në disa zona të Fierit, ku shirat e shumtë kanë shkaktuar përmbytje dhe dëme të konsiderueshme në banesa dhe fermat e banorëve. Në fshatin Ferras, autoritetet kanë nisur procesin e verifikimit të dëmeve, ndërsa në Mbrostar, rritja e nivelit të lumit Seman ka shkaktuar humbje të bagëtive dhe probleme serioze për fermerët e zonës.

    I.M/Shqiptarja.com