Nis procesi i zgjedhjes së Presidentit, mblidhet Konferenca e Kryetarëve! PS insiston: Votimi i parë të bëhet më 16 maj! Açka: E keni vendosur, na doni si 'buzëkuq'

10 Maj 2022, 12:52 | Përditesimi: 10 Maj 2022, 22:35

Sot nis zyrtarisht procesi për zgjedhjen e presidentit të ri të Republikës, ndërsa ende nuk ka asnjë emër kandidati zyrtar për kreun e ri të shtetit. Ka nisur mbledhja e Konferencës së Kryetarëve si vijim i mbledhjes për fillimin e procedurave dhe përcaktimin e datës së votimit të parë për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Shqipërisë. Ende nuk ka asnjë kandidat zyrtar.

Sh.Sh/Shqiptarja.com