I pranishëm në ceremoninë e fillimit të punimeve Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Bajram Begaj u shpreh se kjo është një bazë ajrore që dëshmon rëndësinë strategjike të vendit tonë në rajon për NATO-n dhe vendet aleate.
‘Jam i lumtur të mbaj fjalën hapëse në këtë ceremoni ku fillojnë punimet në aeroportin e Kuçovës. Kjo dëshmon rëndësinë strategjikë të vendit tonë në rajon. Do të përmirësojë pistën, rrugët lidhëse dhe ambientet e tjera ndihmuese. Baza ajrore taktike e Kuçovës do të shndërrohet në një gjurmë të rëndësishme të NATO-s. Do të ofroj për NATO-n dhe vendet aleate mundësinë e uljes së të gjitha avionëve në çdo kohë. Puna që nis sot ecën paralel me ambicien për zhvillimin e forcave tona ajrore. Ne tregojmë se godasim më fort se çkemi peshën.’-u shpreh Begaj.
















