Nis sezoni i ullinjve në Fier, shtrenjtohet çmimi i vajit! Përpunuesi: Pritet të shitet me 800 lek/litër

1 Nëntor 2023, 17:45

Vaji i ullirit që sapo ka nisur të përpunohet fabrikat e Fierit pritet të dalë në treg me 800 lek për liter. Fermerë dhe grumbullues thanë për Report TV se kanë rritur çmimin për shkak se prodhimi është më i dobët se vitin e kaluar. Po kështu është shtuar kërkesa për eksport.