Nis sot aksioni i ARRSH për mbylljen e hyrje-daljeve të rrezikshme në akset rrugore të vendit, nga 1300 prej tyre, vetëm 60 të licensuara

27 Nëntor 2021, 11:58

Autoriteti Shqiptar Rrugor (ARRSH) ka nisur ditën e sotme aksionin në të gjithë rrugët e vendit për të mbyllur hyrjet dhe daljet e rrezikshme të cilat nuk plotësojnë kriteret sipas standardeve e duke u kthyer në burim aksidentesh. Ky aksion do të nisë nga qafa e Kasharit dhe do të shtrihet në drejtim të Durrësit.